Bota

Rreziqet nga inteligjenca artificiale/ Papa Françesku: Asnjë makineri s'duhet të marrë jetë njeriu

Papa tha se Inteligjenca Artificiale përfaqëson një "transformim epokal" për njerëzimin, por theksoi nevojën për mbikëqyrje të ngushtë të teknologjisë gjithnjë në zhvillim, për të ruajtur jetën dhe dinjitetin njerëzor.

f.t
Rreziqet nga inteligjenca artificiale/ Papa Françesku: Asnjë
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku u bë Papa i parë që iu drejtua një samiti të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7), duke paralajmëruar liderët botërorë se Inteligjenca Artificiale nuk duhet të lejohet kurrë të ketë epërsi mbi njerëzimin.

Papa tha se Inteligjenca Artificiale përfaqëson një "transformim epokal" për njerëzimin, por theksoi nevojën për mbikëqyrje të ngushtë të teknologjisë gjithnjë në zhvillim, për të ruajtur jetën dhe dinjitetin njerëzor.

"Asnjë makineri nuk duhet të zgjedhë kurrë t'i marrë jetën qenies njerëzore. Ne do ta dënonim njerëzimin për një të ardhme pa shpresë nëse do t'ua hiqnim njerëzve aftësinë për të marrë vendime për jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinerive. I takon të gjithëve që ta përdorin mirë (Inteligjencën Artificiale) por përgjegjësia i takon politikës për të krijuar kushtet që një përdorim i tillë i mirë të jetë i mundur dhe frytdhënës,"-u shpreh Papa, raportojnë mediat e huaja.

Në një draft të deklaratës së tyre përmbyllëse, liderët e G7-ës thanë të premten se ata do të hartojnë një plan për të parashikuar aftësitë dhe nevojat e ardhshme arsimore për të përfituar nga revolucioni në pritje i Inteligjencës Artificiale./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB