Bota

Rrëzimi i avionit në Kazakistan, SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse

Kremlini ka refuzuar të komentojë, por kreu i agjencisë së aviacionit civil të Rusisë tha se situata në Çeçeni ishte “shumë e ndërlikuar” për shkak të sulmeve të avionëve ukrainas në rajon.

I.F
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, SHBA: Rusia mund të jetë
Avioni i përplasur

UASHINGTON- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA ka parë “indikacione të hershme” se Rusia mund të jete përgjegjëse për rrëzimin e avionit të Azerbajxhan Airlines më 25 dhjetor, ku u vrane 38 persona. Kirby nuk dha më shumë detaje, por u tha gazetarëve se SHBA kishte ofruar ndihmë për hetimin e kesaj ngjarjeje tragjike. Ka dyshime se avioni është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore teksa u përpoq të ulej në Çeçeni përpara se të devijohej përtej Detit Kaspik në Kazakistan, ku u rrëzua.

Kremlini ka refuzuar të komentojë, por kreu i agjencisë së aviacionit civil të Rusisë tha se situata në Çeçeni ishte “shumë e ndërlikuar” për shkak të sulmeve të avionëve ukrainas në rajon.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se indikacionet që SHBA kishin parë shkonin përtej fotove qe kane qarkulluar gjerësisht të avionit të dëmtuar. Ekspertët e aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS të aeroplanit u bllokuan dhe më pas u dëmtuan nga shpërthimet e raketave ruse të mbrojtjes ajrore.

Azerbajxhani nuk e ka akuzuar Rusinë, por ministri i transportit i vendit tha se ne avion kishte pasur “ndërhyrje të jashtme” dhe u dëmtua brenda dhe jashtë ndërsa u përpoq të ulej. Raportet në Baku thone se Rusia dhe Kazakistani kanë propozuar që një komitet nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, një organizatë rajonale e dominuar nga Rusia, të hetojë rrëzimin e avionit, por Azerbajxhani në vend të kësaj ka kërkuar një hetim ndërkombëtar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB