Bota

Rrezikohet ndërprerja e punës në Notre Dame, shkak përdorimi i plumbit

Puna e riparimit të kornizës së çatisë do të bëhet me plumb, i cili është përgjegjës për vdekjen e pesë milionë njerëzve në mbarë botën.

k.m.
Rrezikohet ndërprerja e punës në Notre Dame, shkak përdorimi
Notre Dame

FRANCË- Një vit përpara 8 dhjetorit 2024, ditën kur Notre Dame është planifikuar të rihapet pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019, po bëhet thirrje që puna të ndalet. Shkak është bërë riparimi i kornizës së çatisë që do të bëhet me plumb, i cili konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin.

Plumbi është përgjegjës për vdekjen e pesë milionë njerëzve në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse përdorimi i plumbit në qendër të Parisit nënkupton marrjen e përgjegjësisë për helmimin e popullsisë. Ish-kryebashkiaku i kryeqytetit të Francës thekson se nuk është bërë asnjë hulumtim për rreziqet shëndetësore të natyrshme në përdorimin e 500 tonëve plumb në Notre Dame.

Pse është problem plumbi?

Siç vlerësoi Këshilli i Lartë i Shëndetit Publik në vitin 2021, vetëm çatia e Notre-Dame de Paris do të lëshonte rreth 21 kilogramë plumb në vit. Në prill të vitit 2023, Prokuroria e Parisit hapi një hetim gjyqësor për shkak të “ekspozimit të palëve të treta ndaj rrezikut”, pasi disa familje dhe shoqata, të cilat që nga shpërthimi i zjarrit kishin paralajmëruar për rreziqet shëndetësore të plumbit, ngritën një padi.

Kur katedralja u përfshi nga flakët më 15 prill 2019, rreth 400 tonë plumb u ngritën në tym dhe pluhuri i plumbit u përhap nëpër trotuare, ura, parqe dhe oborre shkollash pranë katedrales. U deshën katër muaj për të pastruar plotësisht zonën. Siç njoftuan autoritetet shëndetësore në atë kohë, 12 fëmijë kishin nivele të larta plumbi në gjak.

Plumbi është një metal i rëndë që konsiderohet toksik, kancerogjen dhe i rrezikshëm për funksionet riprodhuese të njeriut. Pavarësisht rreziqeve shëndetësore, presidenti francez Macron vendosi ta ndërtojë kishën saktësisht siç ishte më parë – me një çati lisi dhe plumbi. Deri më sot, puna e rindërtimit po përparon çuditërisht mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB