Bota

Rregullatori i privatësisë së BE-së gjobit LinkedIn me 310 milionë euro

Kjo gjobë është më e madhja që LinkedIn ka marrë deri më tani në Evropë dhe Microsoft, pronari i kompanisë, më parë ka paralajmëruar investitorët për mundësinë e këtij sanksioni.

M.M
Rregullatori i privatësisë së BE-së gjobit LinkedIn me 310
LinkedIn

IRLANDË- LinkedIn është gjobitur me 310 milionë euro (rreth 335 milionë dollarë) për shkelje të privatësisë së përdoruesve.

Dënimi është vendosur nga Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) dhe i referohet përpunimit të të dhënave të përdoruesve, pa bazë ligjore të vlefshme.

Sipas mediave të huaja, DPC zbuloi se LinkedIn përdorte të dhënat e përdoruesve për të targetuar reklamat që do ju shfaqte pa transparencën dhe informacionin e duhur të përdoruesit.

Kjo gjobë është më e madhja që LinkedIn ka marrë deri më tani në Evropë dhe Microsoft, pronari i kompanisë, më parë ka paralajmëruar investitorët për mundësinë e këtij sanksioni.

Çështja kundër LinkedIn filloi në Francë në vitin 2018, pas një ankese nga organizata La Quadrature Du Net. Pas gati gjashtë vitesh hetimi, vendimi u mor përfundimisht në korrik 2024 dhe kompanisë iu dhanë tre muaj kohë për të sjellë operacionet e saj në Evropë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB