Bota

VD/ Del audio e mafiozit italian: S'e njoh Cosa Nostran, s'kam qenë pjesë e asnjë organizate

Mafiozi italian, Matteo Messina Denaro pretendon se nuk e njeh Cosa Nostran dhe se nuk ka qenë pjesë e asnjë organizate.

D.XH
VD/ Del audio e mafiozit italian: S'e njoh Cosa Nostran, s'kam
Matteo Messina Denaro

ITALI - Matteo Messina Denaro, kryemafiozi italian, që u kap përpara një viti dhe ndërroi jetë 4 muaj më parë, në një audio, kishte thënë se nuk e di se çfarë është Cosa Nostra. Ai tha se nuk ka qenë pjesë e asnjë organizate.

Sipas tij, Cosa Nostran e ka dëgjuar vetëm nga gazetat, sepse nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj organizate dhe nuk ia ka idenë nëse ekziston. “Unë nuk kam qenë pjesë e asnjë organizate. Për Cosa Nostran kam dëgjuar vetëm në gazeta”, ka thënë ai.

Bosi i mafias në rrëfimin e tij ka mohuar të ketë trafikuar lëndë narkotike. “Nuk kam trafikuar drogë për asnjë moment. Thjesht unë nuk kam pasur nevojë ta bëj këtë, sepse kam qenë mjaftueshëm i pasur”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me vrasjen e bujshme të vogëlushit, Giuseppe Di Matteo, ai tha se nuk ka gisht në atë ekzekutim. “Kam gisht në rrëmbimin e vogëlushit, por asesi në vrasjen e tij. Nuk kam kryer asnjë lloj vrasje”, ka thënë Matteo Messina Denaro. Ai shtoi se të rrëmbesh dikë, nuk do të thotë se qëllimi është vrasja.

Mafiozi italian shpjegoi në fund se qëllimi i tij në kohët e fundit ka qenë që të mos kapej nga autoritetet. “Po, qëllimi im ka qenë që të mos kapem nga autoritetet. E doja lirinë. Kam qenë jashtë vendit, jo në Itali. Çdokush e dëshiron lirinë e tij dhe unë këtë doja për veten”, u shpreh Matteo Messina Denaro.

Matteo Messina Denaro, i konsideruar si një nga bosët e mafies në Itali, u arrestua thuajse një vit më parë nga autoritetet italiane. Pasi qëndroi për disa kohë në burg, ai ndërroi jetë në qeli./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB