
KYIV – Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, në një rrëfim të dhimbshëm ka pranuar se shteti ukrainas e ka të vështirë që të kthejë Donbasin dhe Krimenë. “Do të jetë e vështirë të kthehet Donbasi. Nëse njerëzit nuk e duan kthimin e Donbasit, do të jetë shumë e vështirë. Mendoj se është psikologjikisht më e vështirë kthimi i Donbasit, sepse aty ka pasur konflikte të vazhdueshme për dhjetë vjet”, tha ai, duke theksuar se shumë njerëz vdiqën në ato luftime.
Sipas Zelenskyyt, partnerët e tij i thanë se është e pamundur të kthehet Krimea dhe se është shumë e vështirë të kthehet Donbassi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu dyshime se Ukraina mund të bëhet ndonjëherë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Nuk e dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë. Askush nuk do t'ju thotë me siguri nëse do të jemi në NATO apo jo. Ne duam, por realisht nuk di asgjë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, Zelensky përsëriti edhe një herë se Kievi pranon standardet e NATO-s dhe se duhet të bëjë gjithçka që siguria kombëtare të jetë në nivelin më të lartë", raporton Sputnik.
Rusia prej vitesh ka pushtuar territore të caktuara ukrainase, sidomos ato pranë territorit rus. Ndërsa, më 2022, shteti rus pushtoi gjithë territorin e Ukrainës./Zëri.ai/