Bota

Romano Prodi i shkul flokët një gazetareje: Çfarë dreqin po më pyet?

Siç raportohet nga ANSA dhe media të tjera lokale, incidenti ndodhi të dielën, ku 85-vjeçari Prodi u pyet nga gazetarja Lavinia Orefici për një pasazh specifik nga Manifesti Ventotene, një shtyllë themeluese e Bashkimit Evropian.

k.m.
Romano Prodi i shkul flokët një gazetareje: Çfarë dreqin
Momenti nga videoja

ITALI- Ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi është kritikuar për një gjest të pahijshëm që kreu. Ai i shkuli flokët një gazetareje pas një pyetje që ajo i bëri. Siç raportohet nga ANSA dhe media të tjera lokale, incidenti ndodhi të dielën, ku 85-vjeçari Prodi u pyet nga gazetarja Lavinia Orefici për një pasazh specifik nga Manifesti Ventotene, një shtyllë themeluese e Bashkimit Evropian.

Pyetja e bërë nga Orefici, e cila është gazetare në emisionin "Quarta Repubblica" të Mediaset, u nxit nga polemika që shpërtheu javën e kaluar pasi Giorgia Meloni lexoi pjesë nga Manifesti në Parlamentin italian, ndërsa shtoi: Nëse kjo është Europa juaj, sigurisht që nuk është e imja.

MOMENTI ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kur gazetarja e pyeti Prodin nëse ishte dakord që "prona të hiqet, të kufizohet, të korrigjohet, të zgjerohet rast pas rasti dhe jo në mënyrë dogmatike", nga Manifesti i Ventotene, Prodi u përgjigj me bezdi: Por, çfarë më pyesni mua?

Në këtë moment, politikani 85-vjeçar i ka tërhequr flokët gazetares. Por vetë Prodi u justifikua se vetëm sa i kishte vënë dorën në sup./ZËRI

Poll

MOS HUMB