Bota

Robert De Niro 'shpërthen' ndaj Trump: Sociopat! Ai është përbindësh

Gjatë një interviste në "Real Time With Bill Maher", aktori fitues i Oskarit e quajti Donald Trump sociopat dhe fatkeqësi për SHBA-të.

E.K
Robert De Niro 'shpërthen' ndaj Trump: Sociopat! Ai
Robert De Niro dhe Donald Trump

SHBA- Robert De Niro e ka quajtur ish-presidentin amerikan, Donald Trump, “përbindësh absolut”. Gjatë një interviste në "Real Time With Bill Maher", aktori fitues i Oskarit e quajti Donald Trump sociopat dhe fatkeqësi për SHBA-të.

“Ai është një person kaq i poshtër, i keq dhe i urryer. Nuk do të aktroja kurrë me të, edhe sikur të ishte aktor, sepse nuk shoh asgjë të mirë tek ai. Asgjë”, tha ai.

Më pas ai theksoi se nëse Donald Trump do të bëhej sërish president, do të ishte “një fatkeqësi”, ndërsa tha gjithashtu se një votë për Biden do ta kthente Amerikën në normalitet.

“Thjesht nuk dua të ndihem sërish ashtu siç u ndjeva. Dhe mendoj se ka shumë prej nesh që nuk e duan këtë ”, tha ai, duke iu referuar presidencës së Trump në 2016.

“Pas këtij spektakli, nëse ai fiton zgjedhjet, ai do të vijë tek unë. Do të ndodhin gjëra që askush nga ne nuk mund t'i imagjinojë. Kështu ndodh në llojin e diktaturës që ai dëshiron”.

“Ai është një sociopat, një psikopat, një narcisist malinj. Ai është një person i rrezikshëm. Njerëzit disi mendojnë se do të jetë përgjigja e lutjeve të tyre, çfarëdo qofshin ato, por Zoti e di ”, shtoi ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB