
SHBA - Agjencia e njohur globale e lajmeve Reuters ka shkruar një artikull, në lidhje me temat që dominuan 2023-shin dhe ngjarjet që pritet të ndodhin më 2024. Reuters nënvizon se viti 2023 është dominuar kryesisht nga Inteligjenca Artificiale, duke vënë në dukje konkretisht arritjet nëpërmjet Chat GPT dhe OpenAI.
Media e njohur prestigjoze shprehet se Inteligjenca Artificiale ka shumë të mira e përparësi, sikundër edhe disa të meta. Përpos temave që kanë dominuar vitin 2023, Reuters jep edhe një parashikim se cilat mund të jenë ngjarjet që do të dominojnë 2024-trën. Në artikull thuhet se bazuar në marrëveshjen e komunitetit global, synohet që të ulet emëtimi i karbonit, proces që do të zgjasë deri në vitin 2030. Parashikohet që më 2024 të shpiket edhe një vaksinë kundër kancerit, ndërsa parashihet që OKB të ndërmjetësojë një luftë në një rajon global. Ndërsa AI nuk pritet ta zëvendësojë një gazetar të vërtetë, pritet që të ketë ndryshime, në mënyrën sesi njerëzit veprojnë.
Në vitin që po presim të vijë, pritet që kompanitë të kenë më tepër konkurrencë me njëra-jetrën.
Po ashtu, thuhet se në botë do të ketë edhe plumba, me shumë mundësi duke pasur parasysh luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Lufta në Ukrainë nuk sheh shenja të ngadalësimit, ndërsa Kina rrezikon që në këtë vit ta pushtojë Tajvanin./ZËRI/