Bota

Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Kosovë, Prishtina pa energji

Reshjet e shumta të dëborës që kanë rënë në territorin e Kosovës kanë bërë që shumë qytete të mos kenë energji elektrike.

D.XH
Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Kosovë, Prishtina pa
Bore ne Kosove

PRISHTINË – Dita e sotme ka bërë që territori i Kosovës të përfshihet nga reshjet e shumta të dëborës. Automjetet kanë hasur në vështirësi për të lëvizur në rrugë.

Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Kosovë, Prishtina pa
Bore ne Kosove

Në disa qytete të Kosovës ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të motit të keq. Kështu, reshjet e dëborës kanë lënë pa energji elektrike Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën dhe Ferizajn. Autoritetet e Kosovës lajmëruan se po punojnë që të kthejnë energjinë.

Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Kosovë, Prishtina pa
Bore ne Prishtine

Disa rrugë në Prishtinë mësohet se janë bllokuar nga reshjet e borës. Autoritetet komunale kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve, që të kenë kujdes gjatë udhëtimeve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB