Bota

Qindra punonjës të librarive marrin shpërblime nga autori James Patterson

Sipas mediave të huaja, shkrimtari ka bërë dhuratat e tij për festat e fundvitit për të gjithë punonjësit e e dyqanit që nga viti 2015.

k.m.
Qindra punonjës të librarive marrin shpërblime nga autori James
James Patterson

NJU JORK- Punonjësit e "Thank you Books" në Birmingham, "City Lights Books" në San Francisko dhe "The Nook" në Cedar Falls, pra rreth 600 librashitës kanë marrë 500 dollarë bonus nga James Patterson. Sipas mediave të huaja, shkrimtari ka bërë dhuratat e tij për festat e fundvitit për të gjithë punonjësit e e dyqanit që nga viti 2015.

“Librashitësit shpëtojnë jetë. Pikë! Jam i lumtur që mund t'i vlerësoj ata dhe gjithë punën e tyre të palodhur këtë sezon festash,"-tha Patterson në një deklaratë të lëshuar të martën përmes shtëpisë së tij botuese, "Little, Brown and Company". 

Fituesit u nominuan nga bashkëpunëtorët dhe klientët e librarive. Së bashku me dhuratat e tij për shitësit e librave, Patterson ka dhënë miliona dollarë për shkollat, bibliotekat dhe programet e shkrim-leximit. 

James Brendan Patterson (lindur më 22 mars 1947) është një autor amerikan. Ndër veprat e tij janë Alex Cross, Michael Bennett, women's Murder Club, Maximum Ride, Daniel X, NYPD Red, Witch & Wizard, Private and Middle School, si dhe shumë trillera dhe romane. Librat e Patterson kanë shitur më shumë se 425 milionë kopje, madje ai u bë shkrimtari i parë që shiti një milion libra elektronikë. Në vitin 2016, Patterson kryesoi listën e autorëve më të paguar të Forbes për të tretin vit radhazi, me të ardhura prej 95 milionë dollarësh. Të ardhurat e tij totale gjatë një dekade vlerësohen në 700 milionë dollarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB