Bota

Publikohet VIDEO/ Radoiçiç dhunon ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut

Në pamjet e publikuara, Spiriç shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiçit, teksa ky i fundit e grushton atë.

f.t
Publikohet VIDEO/ Radoiçiç dhunon ish-kryetarin e Mitrovicës
Milan Radojçiç

KOSOVË- Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar videon ku kryeterroristi i rastit të Banjskës, Milan Radojçiç, shihet duke e goditur ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriç.

Në pamjet e publikuara, Spiriç shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiçit, teksa ky i fundit e grushton atë. Sipas mediumit, ngjarja ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Millan Radoiçiçit.

Radojçiç tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku. Edhe pse kanë kaluar disa muaj prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB