Bota

Protesta mes dhunës dhe flakëve! Çfarë po ndodh në Angli?

Protestat nisën fillimisht në fund të muajit të kaluar, pasi një fushatë dezinformimi kundër emigrantëve ngjalli zemërim në publik.

M.M
Protesta mes dhunës dhe flakëve! Çfarë po ndodh në
Protesta në Angli

ANGLI- Trazirat kanë përfshirë Britaninë e Madhe gjatë ditëve të fundit! Protestat, shoqëruar me shpërthime të dhunës kundër emigrantëve kanë shkaktuar tubimet më të dhunshme në më shumë se një dekadë. Nga përplasjet pati oficerë policie të plagosur në Plymouth, ku edhe i vunë zjarrin hoteleve ku strehoheshin azilkërkuesit. Protestat nisën fillimisht në fund të muajit të kaluar, pasi një fushatë dezinformimi kundër emigrantëve ngjalli zemërim në publik.

“Kjo nuk është protestë, është një turmë e organizuar, e dhunshme dhe nuk ka vend as në rrugët tona, as në internet,”- tha Kryeministri Keir Starmer.

Trazirat janë kriza e parë për Starmer, i cili u bë kryeministër i Britanisë një muaj më parë pasi Partia e tij Laburiste rrëzoi konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme.

 Protesta mes dhunës dhe flakëve! Çfarë po ndodh në
Protesta në Angli
Protesta mes dhunës dhe flakëve! Çfarë po ndodh në
Protesta në Angli

Çfarë po ndodh në rrugët e Britanisë?

Në Tamworth, protestuesit hodhën predha, thyen xhamat dhe ndezën zjarre, duke plagosur një oficer policie, sipas autoriteteve lokale. Në Rotherham, ata hodhën dërrasa, i vunë flakën objekteve pranë një hoteli që strehon azilkërkues dhe thyen xhamat për të hyrë në ndërtesë. Dhuna është përhapur gjithashtu edhe në Sunderland, Middlesbrough, Stoke-on-Trent dhe disa qytete të tjera. 

Në total, më shumë se 370 persona u arrestuan pas tubimeve së fundjavës dhe numri pritet të rritet. Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë (NPCC), tha se shumë të dyshuar të tjerë ende nuk janë identifikuar dhe autoritetet janë zotuar të përdorin njohjen e fytyrës dhe teknologji të tjera për t'i gjetur ata.  

Protesta mes dhunës dhe flakëve! Çfarë po ndodh në
Protesta në Angli

Çfarë i shkaktoi trazirat?
 
Protestat nisën menjëherë nga goditja me thikë e një numri fëmijësh në Southport, një incident i rrallë dhe tronditës që la të vdekura tre vajza të reja dhe të gjithë vendin të tronditur. E djathta ekstreme përhapi një valë dezinformimi rreth atij incidenti, duke përfshirë pretendimet e rreme se sulmuesi i dyshuar ishte një emigrant, për të mobilizuar protesta anti-myslimane. Por lajmi u përgënjeshtrua shpejt nga Policia, e cila tha se i dyshuari ka lindur në Britani. Megjithatë "lufta" ka nisur dhe sqarimi i Policisë nuk ndryshoi asgjë.../ZËRI

Poll

MOS HUMB