
DIBËR-Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh me urgjencë ditën e sotme në orën 12:30 dhe vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Ky vendim u mor pas shkarkimit dje nga KPA-ja të drejtuesit Urim Buci.
Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se Urim Buci nuk ka shënuar në deklaratën e tij të pasurisë, të ardhurat nga emigracioni, por vetëm i ka përmendur ato si burim për krijimin e pasurisë. Buci nuk ka arritur të vërtetojë burimin e ligjshëm të këtyre të ardhurave.
Ndërkohë prokurori Abaz Muça e ka kaluar procesin e vettingut dhe para reformës së hartës së re gjyqësore ishte në krye të Prokurorisë së Shkallës së Parë Mat./ZËRI