
GAZA - Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dënoi dhunën kundër civilëve, pas sulmit shkatërrues nga persona të armatosur të Hamasit ndaj Izraelit dhe bombardimeve të pamëshirshme të Rripit të Gazës nga avionët izraelitë.
"Ne hedhim poshtë praktikat e vrasjes së civilëve ose abuzimit nga të dyja palët, sepse ato bien ndesh me moralin, fenë dhe ligjin ndërkombëtar", tha Abass për agjencitë palestineze të lajmeve.
Abass megjithatë është shprehur se palestinezët kanë të drejtë të mbrohen nga sulmet barbare të pushtuesit, duke nënkuptuar izraelitët.
Mahmoud Abbas mbështetet nga Perëndimi, por është jopopullor në të gjithë territoret palestineze, ku situata vazhdon të jetë në gjendje kritike.
Qeveria e tij autokratike shihet nga shumë palestinezë si një zgjatim i pushtimit izraelit.
Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1300 persona. Izraeli u përgjigj, duke vrarë me raketa mbi 1300 njerëz. /Zëri.ai/