Bota

Presidenti kinez Xi në SHBA pas 6 vitesh

Presidenti kinez Xi Jinping 6 vite më parë shkonte krenar në SHBA, pasi ekonomia kineze po performonte shumë mirë, por tashmë ekonomia e Kinës ka pësuar rënie.

D.XH
Presidenti kinez Xi në SHBA pas 6 vitesh
Xi Jinping

SAN FRANCISCO – Presidenti i Kinës Xi Jingping ka mbërritur në SHBA. Kur Xi Jinping doli nga avioni i tij në San Francisko për samitin e Apec, ishte në rrethana shumë të ndryshme nga hera e fundit që ai u ul në tokën amerikane.

6 vjet më parë, ai u prit me verë dhe darkë nga ish-kreu i shtetit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago. Xi në atë kohë ishte në krye të një Kine që kishte tepër epërsi nga pikëpamja ekonomike.

Kina pati një ekonomi të gjallëruar, duke i kaluar parashikimet. Shkalla e saj e papunësisë ishte ndër më të ulëtat në vite. Ndërsa konsolidonte pushtetin e tij për një mandat të dytë, Xi me krenari vuri në dukje modelin e rritjes ekonomike të Kinës, si diçka që vendet e tjera mund të imitonin.

Në atë kohë, të çara po shfaqeshin tashmë në atë që ai e quan "Ëndrra e tij kineze". Që atëherë, këto ‘të çara’ vetëm janë zgjeruar.

Një pikëpamje është se për shkak të kësaj, Xi është në një pozicion negociues më të cenueshëm këtë herë, pasi pritshmëritë për përparime të mëdha janë të ulëta.

Pas një rigjallërimi fillestar, ekonomia kineze pas Covid-it është bërë më e ngadaltë. Tregu i saj i pronave - dikur një shtytës kryesor i rritjes ekonomike - tani është i zhytur në një krizë kredie, duke përkeqësuar një "bombë borxhi" të brendshëm që është fryrë pas viteve të huamarrjes nga qeveria vendore dhe ndërmarrjet shtetërore. Shumë nga këto çështje mund t'i atribuohen ngadalësimit strukturor të parashikuar prej kohësh të Kinës duke bërë të ndihet fakti se ekonomia është në rënie.

Në dy vitet e fundit goditjet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si dhe në biznese të shquara kineze, kanë shkaktuar pasiguri. Këto të dhëna kanë rritur shqetësimet në komunitetin ndërkombëtar të biznesit. Investitorët dhe kompanitë e huaja tani po i lëvizin paratë e tyre nga Kina në kërkim të kthimeve më të mira të investimeve diku tjetër.

Papunësia e të rinjve është rritur deri në atë pikë sa zyrtarët nuk i publikojnë më ato të dhëna. Një zemërim fatalist po përhapet mes të rinjve kinezë, të cilët flasin për mundësinë t'u larguar nga vendi në kërkim të perspektivave më të mira diku tjetër.

Z. Xi po lufton gjithashtu me çështje brenda strukturës së tij të pushtetit të ndërtuar me kujdes. Zhdukjet e pashpjegueshme të anëtarëve kryesorë të ekipit të tij drejtues dhe drejtuesve të lartë ushtarakë mund të shihen ose si shenja të korrupsionit të përhapur ose spastrime politike.

Disa vëzhgues kanë vënë në kontrast Kinën me SHBA-në, ekonomia e së cilës e ka përballuar më mirë rimëkëmbjen pas Covid. Deri kohët e fundit, amerikanët mund të kishin frikë se Kina do t'i kalonte ata si ekonomia më e madhe në botë, por tani analistët dyshojnë nëse kjo do të ndodhë.

Sfidat aktuale ekonomike të Kinës do të jenë një "faktor i rëndësishëm" në negociatat e Xi dhe do të çojnë në një dëshirë më të fortë për të stabilizuar marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe të investimeve me SHBA. Li Mingjiang, një profesor i asociuar në Shkollën Ndërkombëtare S Rajaratnam të Singaporit tha për BBC se Xi po shkon në SHBA, me shpresën e ekonomia kineze do “zgjohet” sërish.

"Z. Xi do të dëshirojë të marrë siguri nga Joe Biden se SHBA nuk do të zgjerojë luftën e saj tregtare ose rivalitetin teknologjik", tha ai. Pekini është ankuar me zë të lartë për vendosjen e tarifave të SHBA-së mbi importet kineze, futjen në listën e zezë të kompanive kineze dhe kufizimin e aksesit të Kinës në teknologjinë e avancuar të prodhimit të çipave.

Fakti që ata po takohen në San Francisko, vendi ku është Silicon Valley dhe kompanive kryesore të teknologjisë në botë, ndoshta është shenjëbashkëpunimi. Ka spekulime se ata mund të shpallin një grup pune për të diskutuar inteligjencën artificiale, të cilën kinezët thuhet se shpresojnë ta përdorin për të bindur amerikanët që të mos zgjerojnë më tej kufizimet e eksportit të teknologjisë amerikane", tha profesori.

Me zgjedhjet në Tajvan, të cilat kanë potencialin për t'u shndërruar në një vatër zjarri, zyrtarët kinezë e kanë bërë të qartë se duan që SHBA të largohet nga mbështetja e pavarësisë së Tajvanit. Por SHBA-ja ka theksuar vazhdimisht mbështetjen e saj për ishullin e vetëqeverisur përballë agresionit kinez dhe pretendimeve mbi të. Tajvani mbetet një pikë mosmarrëveshjeje për të dy vendet.

Zyrtarët amerikanë po kërkojnë gjithashtu një rifillim të komunikimeve ushtarake-ushtarake dhe bashkëpunimin kinez në frenimin e fluksit të përbërësve që nxisin tregtinë e fentanilit në SHBA - dhe tashmë ka raporte se kinezët do të pajtohen me amerikanët në këtë pikë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB