Bota

Presidenti i Brazilit operohet me urgjencë, çfarë i ndodhi?

Nga raportimet e mediave të huaja mësohet se operacioni ka shkuar pa probleme dhe se Lula është mirë. 

k.m.
Presidenti i Brazilit operohet me urgjencë, çfarë i ndodhi?
Luiz Inácio Lula da Silva

BRAZILIA- Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva iu nënshtrua një operacioni për të 'kulluar' një hemorragji intrakraniale, e cila iu shkaktua nga rrëzimi më 19 tetor. Nga raportimet e mediave të huaja mësohet se operacioni ka shkuar pa probleme dhe se Lula është mirë. 

Udhëheqësi progresiv brazilian 79-vjeçar shkoi në një qendër mjekësore në Brasilia të hënën mbrëma duke u ankuar për "një dhimbje koke", por pasi bëri një rezonancë iu zbulua "një hemorragji intrakraniale". Kreu i shtetit u dërgua më pas në qytetin e São Paulos, ku iu nënshtrua një operacioni për të kulluar hematomën e zbuluar në kokën e tij.

“Kirurgjia shkoi pa probleme dhe presidenti është mirë, nën monitorim,"-u bë me dije nga spitali.

Hemorragjia iu shkaktua nga rrëzimi në Pallatin Alvorada, rezidenca zyrtare e Presidencës braziliane, në Brasilia. Gjatë javëve në vijim, ai iu nënshtrua kontrolleve të ndryshme pa probleme të mëdha, ndonëse mjekët e penguan që të udhëtonte me avion për të shmangur komplikacionet. Ndaj edhe anuloi udhëtimin e tij në Rusi në fund të tetorit, për të marrë pjesë në samitin e grupit 'BRICS'.

Lula, në pushtet që nga 1 janari 2023, priti gjithashtu samitin e liderëve të G20 në Rio de Zhaneiro./ZËRI

Poll

MOS HUMB