
SHBA- Donald Trump ka premtuar se do të publikojë mijëra dokumente që lidhen me vrasjen e John F Kennedy, pasi fushata e tij presidenciale u miratua nga nipi i JFK.
Robert F Kennedy Jr, i njohur gjithashtu si RFK Jr, ishte rivali i tij në garën për Shtëpinë e Bardhë. Por ai pezulloi fushatën e tij dhe u bashkua me Trump në skenë. Familja Kennedy ka kritikuar vendimin e tij duke e quajtur atë si një "tradhti" të vlerave të tyre sipas Sky News.
Ndërkohë, Trump e lavdëroi atë për drejtimin e "një fushate të jashtëzakonshme", por gjithashtu foli për dallimet e tyre: Ne kemi qenë pak në anët e kundërta të ekuacionit.
Kennedy, 70 vjeç, sugjeroi që nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, atij do t'i ofrohet një punë, por asnjë detaj nuk u tregua gjatë tubimit.
Në vend të kësaj, Trump u zotua se, nëse zgjidhet president, ai do të krijojë "një komision të ri të pavarur presidencial për tentativat për vrasje", i cili do të shqyrtojë atentatin ndaj tij në Pensilvani më 13 korrik.
Ai shtoi se komisionit do t'i kërkohet gjithashtu të publikojë të gjitha dokumentet e mbetura të lidhura me vrasjen e xhaxhait të zotit Kennedy, Presidentit John F Kennedy , në vitin 1963.
Gjatë fjalimiT, Trump premtoi gjithashtu se do të krijojë një panel për të hetuar problemet kronike shëndetësore dhe sëmundjet e fëmijërisë, duke përfshirë autizmin, çrregullimet autoimune dhe obezitetin. Këto ishin ndër çështjet kryesore të fushatës për zotin Kennedy, i cili doli në skenë për të shpjeguar pse po e mbështeste zotin Trump.
Kennedy shpjegoi se liria e fjalës, lufta në Ukrainë , bujqësia dhe politika e jashtme janë fusha të përbashkëta./ ZËRI