Bota

Ofendoi Presidentin...arrestohet 9-vjeçari në Siri

Kështu raportoi Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, sipas të cilit Muhamed al Ali u kap duke shkruar në një nga fotografitë e Asadit të pranishëm në shkollën Marj Qata, një qytet në perëndim të Homsit. 

E.K
Ofendoi Presidentin...arrestohet 9-vjeçari në Siri
Bashar al-Assad

SIRI- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Siri. Raportohet se një djalë 9-vjeçar është arrestuar dhe prej dhjetë ditësh mbahet i izoluar në një burg sirian për fyerje të imazhit të presidentit Bashar al-Assad. Kështu raportoi Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, sipas të cilit Muhamed al Ali u kap duke shkruar në një nga fotografitë e Asadit të pranishëm në shkollën Marj Qata, një qytet në perëndim të Homsit. 

Pas rrahjes nga drejtori i institutit, raportojnë mediat lokale, 9-vjeçari është arrestuar nga policia sekrete e qeverisë siriane. 

“Për dhjetë ditë, fëmija është mbyllur në një qeli në selinë e Sigurisë Politike në qytetin e Homsit dhe çdo ditë prindërit e tij kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm”, raporton Observatori. 

Në shkurt të vitit 2011, në Siri shpërthyen protesta anti-qeveritare, të shkaktuara nga arrestimi i disa fëmijëve nga shërbimet e sigurisë së Damaskut me akuzën e shkrimit të sloganeve në muret e shkollave në mbështetje të protestave arabe në Tunis dhe gjetkë. 

Me këtë rast, autoritetet siriane u përgjigjën me një represion të përgjakshëm, i cili degjeneroi në një luftë civile, më pas u shndërrua në një luftë të vazhdueshme në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare. OKB tha ditët e fundit se konflikti sirian ka vrarë më shumë se gjysmë milioni njerëz./ZËRI

Poll

MOS HUMB