Bota

Polonia: Nuk i japim më armë Ukrainës

Shkak për mosmarrëveshjet mes fqinjëve duket se është vendimi i Varshavës për të ndaluar drithin ukrainas

D.XH
Polonia: Nuk i japim më armë Ukrainës
Zelensky dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki

VARSHAVË - Një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës, Polonia, ka thënë se nuk do ta furnizojë më me armë fqinjin e saj, Ukrainën, pasi një mosmarrëveshje diplomatike për drithërat u përshkallëzua.

Kryeministri Mateusz Morauiecki tha se fokusi i Polonisë ishte në mbrojtjen e vetes me armë më moderne.

Polonia i ka dërguar tashmë Ukrainës 320 tanke të epokës sovjetike dhe 14 avionë luftarakë MiG-29. Megjithatë, komentet përkojnë me tensionet e larta të kohëëve të fundit mes dy fqinjëve.

Të martën, Polonia thirri ambasadorin e Ukrainës lidhur me komentet e bëra nga presidenti Volodymyr Zelensky në Kombet e Bashkuara pasi Polonia, Hungaria dhe Sllovakia zgjatën ndalimin e drithit ukrainas.

Zelensky tha se ishte alarmante se si disa nga miqtë e Ukrainës në Evropë po luanin solidaritet "në një teatër politik - duke bërë një thriller me grurin". Varshava i denoncoi fjalët e tij si "të pajustifikuara në lidhje me Poloninë, e cila ka mbështetur Ukrainën që në ditët e para të luftës".

Morauiecki u intervistua të mërkurën mbrëma nga kanali televiziv privat i lajmeve Polsat disa orë pasi ambasadori ukrainas ishte thirrur në ministrinë e jashtme në Varshavë në përgjigje të fjalimit të liderit ukrainas.

Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko tha se ishte "me rëndësi thelbësore të provohet se shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë individuale, nuk mund të ndalojnë importet e mallrave ukrainase".

Por Polonia tha se do ta mbante ndalimin në fuqi dhe një "do të ketë një ankesë përpara OBT-së ". Morauiecki tha se ata do të rrisnin numrin e produkteve të ndaluara nga Kievi nëse Ukraina përshkallëzonte mosmarrëveshjen për drithërat. Ministria e Jashtme e Polonisë shtoi se "ushtrimi i presionit ndaj Polonisë në forume shumëpalëshe ose dërgimi i ankesave në gjykatat ndërkombëtare nuk janë metoda të përshtatshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis vendeve tona".

Pavarësisht ndalimit, të tre vendet thanë se do të lejonin akoma që drithërat të transportoheshin përmes tyre në tregje të tjera.

Kyiv i bëri thirrje Polonisë që të "lërë mënjanë emocionet" pasi u thirr ambasadori i tyre dhe në vend të kësaj sugjeroi që palët të miratojnë një qasje konstruktive për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Ministrja e Jashtme franceze Catherina Colonna tha të mërkurën një studim i BE-së zbuloi se importet ukrainase të drithërave nuk do t'i dëmtonin fermerët evropianë dhe i përshkroi tensionet si "për të ardhur keq".

Polonia i ka ofruar shumë mbështetje Ukrainës ndërsa mbrohet kundër Rusisë, duke i kërkuar Gjermanisë që t'i sigurojë vendit tanke luftarake Leopard 2, duke premtuar avionë luftarakë në vend dhe duke mirëpritur më shumë se 1.5 milion refugjatë nga Ukraina.

Ne nuk po transferojmë më armë në Ukrainë, sepse tani po armatosim Poloninë me armë më moderne”, tha kryeministri polak.

Ai ishte i bindur se Polonia po ndihmonte Ukrainën të mposhtte "barbarin rus" duke mbajtur një qendër ushtarake, por nuk do të pranonte që tregjet e Polonisë të destabilizoheshin nga importet e grurit, raportoi agjencia polake e lajmeve Pap.

Komisioni Evropian ka deklaruar vazhdimisht se nuk i takon anëtarëve individualë të BE-së të bëjnë politikën tregtare për bllokun./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB