Bota

Politico: Meloni, von der Leyen, Mertz dhe Rutte janë njerëzit më të fuqishëm në Evropë

Kë do të telefonojë Elon Musk nëse dëshiron të flasë me Evropën?

k.m.
Politico: Meloni, von der Leyen, Mertz dhe Rutte janë njerëzit më
Foto ilustruese

EUROPË- "Politico" ka identifikuar personat më me ndikim në Europë për vitin që po lëmë pas. Për 2024, personi më i fuqishëm në Evropë u shpall kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Ursula von der Leyen u shpall personi i veprimit, ndërsa në kategorinë subversive fitoi pasardhësi i Angela Merkelit në Unionin Demokristian, Friedrich Merz.

Meloni

Në më pak se një dekadë, kryetarja e partisë ultra-konservatore "Fratelli d'Italia" ka lënë pas saj periudhën kur u etiketua si një e çmendur ultranacionaliste, por u zgjodh kryeministre e Italisë dhe tashmë është cilësuar si një figurë me të cilën Brukseli dhe më shumë Uashingtoni, mund të bëjnë biznes.

Njeriu i Veprimit, Ursula von der Leyen (e fundit në këmbë)

Pothuajse 75 vjet pas nënshkrimit të deklaratës themeluese, Bashkimi Evropian përballet me një problem serioz. Ajo që dikur ishte një fuqi ekonomike është tani një koleksion i vendeve që mbeten prapa konkurrentëve globalë. Pakënaqësia popullore po nxit polarizimin politik dhe po sjell ngritjen e liderëve ultra-nacionalistë, përkushtimi i të cilëve ndaj vlerave thelbësore të bllokut është i dyshimtë. Modeli i shtetit të mirëqenies evropiane, rrezikon të destabilizohet nga një popullsi që plaket me shpejtësi, e cila duket e prirur të ndalojë emigracionin, edhe pse një veprim i tillë mund të ndihmojë në trajtimin e krizës demografike në mbarë kontinentin.

Friedrich Merz (udhëtari në kohë)

Sipas Politico, Friedrich Merz dëshiron të kishte një makinë kohe. Kreu i Unionit Kristian Demokrat të qendrës së djathtë të Gjermanisë nuk i intereson se çfarë bëri Angela Merkel, kundërshtarja e tij prej kohësh, si kancelare. Mertz beson se paraardhësja e tij në parti bëri gabime edhe më të mëdha kur hoqi nga përdorimi termocentralet bërthamore të vendit pas aksidentit të Fukushimës në vitin 2011 dhe kur mirëpriti më shumë se një milion azilkërkues që ikën nga dhuna në Lindjen e Mesme.

Atij gjithashtu nuk i pëlqen mënyra se si Merkel ka formuar partinë. Ashtu si shumë anëtarë të fraksionit konservator të CDU-së, Merz beson se përqafimi i qendrës i ka dhënë hapësirë ​​grupeve të ekstremit të djathtë si Alternativa për Gjermaninë (AfD) për të lulëzuar. Mertz, 69 vjeç, do të donte të jetonte në një realitet në të cilin Merkel s'do kishte ardhur kurrë në pushtet. Por duke qenë se ai nuk mund ta bëjë këtë, tani garon vetë.

Ëndërrimtari Mark Rutte (i konvertuari)

Kishte një kohë në jetën e Mark Rutte që kur flinte gjumë ëndërronte buxhete të balancuara dhe ndoshta mullinj ere. Sot, e vetmja gjë që sheh ish-kryeministri holandez kur mbyll sytë janë paratë - shuma të paimagjinueshme- të cilat ai ëndërron t'i shpenzojë për mbrojtjen evropiane. Si sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, shqetësimi kryesor i Rutte do të jetë të përpiqet të mbajë Uashingtonin në anën e tij pas rizgjedhjes së Donald Trump. Duke pasur parasysh obsesionin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së me objektivat e shpenzimeve ushtarake të NATO-s, kjo do të thotë se Rutte do t'i duhet të shtyjë anëtarët e aleancës të plotësojnë paratë që kërkon i sapozgjedhuri në Shtëpinë e Bardhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB