Bota

Policia bastis zyrat e ish-kryeministrit francez Edouard Philippe

Kërkimi ishte "pjesë e një hetimi paraprak të hapur në dhjetor të vitit 2023 me akuza për shitje ndikimi, favorizim, shpërdorim të fondeve publike dhe ngacmim psikologjik".

f.t
Policia bastis zyrat e ish-kryeministrit francez Edouard Philippe
Edouard Philippe

FRANCË- Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare. Ndërkohë zyra e tij deklaroi se ish-kryeministri francez Edouard Philippe po bashkëpunon me autoritetet, raporton Reuters. Burime bëjnë me dije se kërkimi ishte "pjesë e një hetimi paraprak të hapur në dhjetor të vitit 2023 me akuza për shitje ndikimi, favorizim, shpërdorim të fondeve publike dhe ngacmim psikologjik".

Prokurorët po hetojnë një marrëveshje shumëvjeçare të nënshkruar nga Philippe, i cili shërbeu si kryeministër nën presidencën e Emmanuel Macron nga 2017 deri në 2020 dhe Stéphanie de Bazelaire, një nga nënkryetarët e tij. Marrëveshja i dha një organizate jofitimprurëse të kryesuar nga de Bazelaire detyrën e menaxhimit të qendrës së inovacionit të Le Havre. Hetimi nisi pasi një ish-punonjës i komunitetit metropolitane, kontrata e të cilit nuk u rinovua nga Philippe, paraqiti një ankesë ligjore në shtator.

Gazeta franceze Le Monde, e cila raportoi për herë të parë hetimin, tha të mërkurën se kishte në shënjestër direkte Philippe si dhe disa nga ndihmësit e tij. Philippe dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2020 përpara një riorganizimi të qeverisë. Ai ishte kryeministri i parë i Macron, pasi u largua nga partia konservatore Les Republicans për t'iu bashkuar ekipit të presidentit pas zgjedhjeve të 2017.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB