Bota

Po vjen rivali i Ozempic, kjo është pilula e re kundër obezitetit

Lajmi çoi në rritjen e aksioneve të kompanisë deri në 13% në tregtimin para tregut në Wall Street.

k.m.
Po vjen rivali i Ozempic, kjo është pilula e re kundër obezitetit
"Eli Lilly"

SHBA- Kompania farmaceutike "Eli Lilly" thotë se ka marrë rezultate shumë premtuese nga provat e kryera për pilulën e saj të re kundër obezitetit dhe diabetit, e cila arriti reduktime të konsiderueshme të sheqerit në gjak dhe humbje peshe. Lajmi çoi në rritjen e aksioneve të kompanisë deri në 13% në tregtimin para tregut në Wall Street.

Ilaçi i ri, i quajtur Orforglipron, bazohet në të njëjtin mekanizëm GLP-1 që përdorin trajtimet e humbjes së peshës me injeksion tashmë në treg. Sipas rezultateve të studimit, Orforglipron arriti të reduktojë nivelet e sheqerit në gjak me një mesatare prej 1.3% në 1.6%, ndërsa në dozën më të lartë të lejuar çoi në një humbje mesatare prej rreth 8% të peshës trupore.

Sipas kompanisë, GLP-1 i ndihmoi njerëzit me diabet të tipit 2 të humbnin mesatarisht gati 8% të peshës së tyre trupore pas 40 javësh dhe uli nivelet e tyre të A1C. Njoftimi i "Lilly" vjen pas një njoftimi nga Pfizer, i cili tha të hënën se po i jepte fund zhvillimit të trajtimit të saj të përditshëm me pilula për obezitetin. Sipas kompanisë Pfizer, një pacient kishte pësuar një dëmtim të mëlçisë dhe nuk kishte pasur më probleme që kur kishte ndalur së marri ilaçin e dobësimit.

Glukoza, ose sheqeri në gjak, është burimi kryesor i energjisë së trupit. Njerëzit që kanë diabet nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm insulinë, një hormon që prodhon pankreasi për të ndihmuar trupin të mbajë nivelet e sheqerit në gjak në një gamë të caktuar. Njerëzit me diabet të tipit 2 mund të kenë gjithashtu qeliza që janë rezistente ndaj efekteve të insulinës. "Ilaçet GLP-1" ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak duke stimuluar pankreasin për të lëshuar insulinë.

"Lilly" planifikon të publikojë rezultatet e provës në fazën e fundit në një revistë, por po ashtu pret të ndajë edhe më shumë rezultate gjatë këtij viti. Gjithashtu po testohet nëse pilula mund të përmirësojë presionin e lartë të gjakut dhe apnean e gjumit tek njerëzit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB