
HAITI- Gjatë një vizite në një lagje të kryeqytetit Port-au-Prince, kryeministri i përkohshëm i Haitit, Gary Conille, u sulmua nga anëtarët e një bande.
Kreu i qeverisë së përkohshme po përfundonte një vizitë në spitalin e përgjithshëm shtetëror universitar, më i madhi në vend, kur në këtë sektor u dëgjuan të shtëna me armë, tha një zyrtar për AFP.
Në videot e transmetuara nga mediat vendase, shihen policët që vrapojnë për t’u mbrojtur ndërsa dëgjohen të shtëna arme.
Anpil kout bal tire jodia pandan Premye minis Garry Conille ak kèk manb nan gouvenman te al nan lopital jeneral. Moun ak zam ke yo pa rive idantifye fè kòtèj Premye minis lan kouri kite espas la. pic.twitter.com/LgCktnsYp9
— JunoTV???? (@Junotv415) July 29, 2024
Conille u largua nga zona nën siguri të plotë, i shoqëruar nga policia Haitiane dhe Keniane, e cila ndodhet në Haiti, si pjesë e mbështetjes shumëkombëshe të sigurisë që u vendos nga OKB. /ZËRI/