Bota

Po transferohej nga Koridhalos në Larisa, i burgosuri shqiptar gëlltit 84 paketime kokainë në tentativë për t'i fshehur

Një i burgosur shqiptar 28 vjeç, është evidentuar nga gardianët teksa po gëlltiste plot 84 paketime kokainë.

I.F
Po transferohej nga Koridhalos në Larisa, i burgosuri shqiptar gëlltit
Burgu i Larisës

Greqi- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në burgun e Larisas në Greqi.

Një i burgosur shqiptar 28 vjeç, është evidentuar nga gardianët teksa po gëlltiste plot 84 paketime kokainë.

I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut.

Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram.

Shqiptari 28-vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB