
Policia franceze
FRANCË- Policia franceze ka arrestuar një 18-vjeçar në Bordo, në Francën jugperëndimore, i cili po planifikonte një sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike të Parisit. Kështu raportoi Reuters, duke iu referuar një raporti të gazetës Le Parisien.
Ndërkohë, policia antiterrorit në Francë (PNAT) i tha Reuters se 18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në departamentin Gironde në Francën jugperëndimore. Ky i fundit akuzohet se do të kryente një ose më shumë sulme kundër njerëzve. Por i riu deri më tani nuk ka treguar se kishte në “shënjestër” Lojërat Olimpike./ZËRI
Poll