Bota

Plagosen me armë 3 studentë palestinezë në SHBA

Nga tre studentët, raporton policia, “dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa njëri ka pësuar lëndime shumë më të rënda”.

E.K
Plagosen me armë 3 studentë palestinezë në SHBA
Pamje nga vendngjarja

SHBA- Tre studentë me origjinë palestineze kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të shtunës bnë SHBA. Ngjarja ka ndodhur në Burlington, Vermont, teksa po shkonin për në një darkë familjare.

Siç raportojnë mediat amerikane, sulmi po hetohet si një “krim urrejtjeje”. Ndërkohë, kreu i misionit palestinez në Britaninë e Madhe, Husam Zomlot, ka identifikuar tre viktimat si Hisham Awartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid, të regjistruar përkatësisht në universitetet Broën, Haverford dhe Trinity.

Zomlot gjithashtu pohoi në X se secili prej tyre kishte veshur "keffiyeh" (veshje karakteristike palestineze) në kohën e sulmit. Ndërkohë, Komiteti Arabo-Amerikan Kundër Diskriminimit shkroi më tej “Një burrë bërtiti dhe ngacmoi viktimat”. Studentët u dërguan në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Vermontit për trajtim.

Nga tre studentët, raporton policia, “dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa njëri ka pësuar lëndime shumë më të rënda”. Të tre po ecnin në rrugën Prospect ndërsa vizitonin një të afërm në Burlington për Ditën e Falënderimeve, kur "ata u përballën me një burrë të bardhë të armatosur me armë, i cili, pa folur, qëlloi të paktën katër të shtëna dhe më pas u larguan në këmbë", njoftuan hetuesit. 

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB