
TURQI- Një deputet turk i opozitës është ndarë nga jeta, dy ditë pasi pësoi një atak në zemër dhe u rrëzua para parlamentit teksa përfundonte një fjalim që kritikonte politikën e qeverisë ndaj Izraelit.
Pamjet nga momenti kur deputeti Hasan Bitmez u rrëzua nga foltorja u bënë virale. Në sallë u shkaktua panik, teksa menjëherë mbërritën ekipet mjekësore, për t’i ofruar ndihmën e parë.
53-vjeçari vuante nga një sëmundje kardiovaskulare dhe ishte diagnostifikuar me diabet. I diplomuar në Universitetin Al Azhar të Kajros, Bitmez ishte kryetar i Qendrës për Kërkimin e Unionit Islamik dhe kishte punuar më parë për organizatat joqeveritare islamike, tregon biografia e tij parlamentare. Ai ishte i martuar dhe baba i një fëmije. /ZËRI