
PRISHTINË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka dalë në një konferencë për mediat nga epiqendra e përplasjes me armë zjarri në Zveçan, në Veri të Kosovës. Në deklaratën e tij për mediat, Sveçla ka bërë me dije se gjithsej 3 serbë janë vrarë, 2 janë plagosur dhe 6 janë vendosur në pranga. Sipas tij, dy nga të arrestuarit janë "të plagosur, me uniformë dhe të armatosur", ndërsa katër të tjerë kanë qenë në mbështetje të sulmit me radio-lidhje. Duke folur për gazetarët nga pjesa veriore e vendit, Sveçla tha se aksioni në kërkim të sulmuesve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar, por nuk u përgjigj nëse ndonjë prej tyre kishte mundur që të arratisjes gjatë shkëmbimit të flakëve.
Në momentin që Forcat e Armatosura të Kosovës kanë rimarrë nën kontroll manastirin e Banjskës të Zveçanit, brenda kanë zbuluar edhe një sasi të madhe armatimi, përfshirë eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Këto të fundit, sipas Sveçlës, disa ishin të zakonshme, ndërsa të tjera nuk i kishin parë ndonjëherë më parë brenda territorit. E sa i përket listës së plotë, tha se do të publikohej në fund të hetimeve.
“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Do të thotë, përgatitjet ishin që një kohë, në mënyrë masive, që të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe seriozisht ta cenojnë integritetit teritorial,"- tha Sveçla.
Ndërsa u shpreh i rezervuar sa i përket identiteteve të të arrestuarve dhe të vrarëve.
Fjalën e tij të fundit para mediave e mbylli me: I gjithë territori i vendit është vendosur nën kontroll. Aksioni vazhdon! Duke lënë kështu të kuptohet se personat e kapur nuk janë të vetmit që po operojnë aktualisht në Kosovë.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 3 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca Wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai