
PRISHTINË- Numërimi i votave ka përfunduar tashmë në Kosovë! Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike me mbi 40%, ndërsa e dyta vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 22%, e cila pastohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 17%. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit prin me 40% për qind të votave, por sërish jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re. Vetëvendosja ka aktualisht 47 dhe nuk mund të qeverisë e vetme, pasi i duhen 61 mandate në parlamentin 120 vendësh.
Vetë LVV ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë e deritashme opozitare. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përjashtuar mundësinë e një negociate me Kurtin. Vetëm Partia Demokratike e Kosovës, e cila sipas rezultateve është e dyta, nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni. Por, kreu i saj Lumir Abdixhiku tha se po pret numërinin e votave para se të japë qënmdrimin zyrtar.
Po ashtu, KQZ njoftoi se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë nesër. Gjithashtu do të fillojë numërimi i votave të diasporës së Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta. Mbi 104 mijë emigrantë u regjistruan për të votuar jashtë Kosovës në këto zgjedhje./ZËRI