
BULLGARI- Partia bullgare "ITN" i ktheu mandatin Presidentit Rumen Radev për të formuar një qeveri të re, pasi dështoi të formonte një koalicion të qëndrueshëm qeverisës. Kështu Bullgaria do ketw zgjedhje tw parakohshme për të shtatën herë në tre vjet.
ITN doli fuqi e gjashtë në zgjedhjet e 9 qershorit dhe siguroi vetëm 16 vende në parlamentin prej 240 anëtarësh. Kjo parti e mori mandatin më 29 korrik pasi Bojko Borisovit dhe Partia Reformiste “Ndryshimi i Vazhdueshëm” (PP) nuk arritën të formonin një qeveri.
"Kemi zbuluar se nuk kemi qëllime të përbashkëta...e kemi kthyer urdhrin e presidentit,"- i tha presidentit Radev kreu i ITN, Torsko Yordanov.
Presidenti i Bullgarisë tani do të duhet të emërojë një kryeministër të përkohshëm, i cili do të thërrasë zgjedhjet, të shtatat që nga viti 2021, të cilat do të mbahen brenda dy muajsh.
"Cikli i zgjedhjeve të parakohshme vazhdon... dhe ai jo vetëm që shkakton acarim, por gjithashtu lëshon një sërë procesesh shkatërruese," tha Rumen Radev .
Vala e protestave kundër korrupsionit në 2020 çoi në përmbysjen e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga GERB./ZËRI