Bota

PE miraton rezolutën për Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë

Në këtë rezolutë, PE do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse vërtetohet lidhja me sulmin terrorist ku u vra Afrim Bunjaku.

B.S
PE miraton rezolutën për Kosovën pas sulmit terrorist në
Parlamenti Evropian

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë.

Në këtë rezolutë, PE do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse vërtetohet lidhja me sulmin terrorist ku u vra Afrim Bunjaku.

“Ftohen të gjitha palët që të qetësojnë situatën në veri të Kosovës dhe të shmangin çdo retorikë apo veprim që do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve. Gjithashtu kërkohet që të vërtetohen të gjitha faktet për sulmin dhe monitorimi i kujdesshëm i hetimeve nga autoritetet kosovare. BE-së i kërkohet të mbështesë hetimin nga autoritetet e Kosovës, duke përfshirë mbështetjen nga EULEX-i. Autorët përgjegjës për këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë. Autoritetet e Kosovës u kërkohet të zbulojnë të gjitha provat në lidhje me incidentin dhe që institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë EULEX-in, t'i vlerësojnë këto dëshmi. “Serbia pritet të bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin dhe që aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me ligjin, duke përfshirë edhe ekstradimin e tyre në Kosovë”, thuhet në Rezolutë.

Viola von Kramon, deputete e PE ka bërë të ditur se Serbia pritet të ekstradojë Milan Radoiçiqin në Kosovë.

 

 

 

Poll

MOS HUMB