Bota

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për jetën e tyre në Kosovë?

Raporti i fundit tregon se ky numër është rritur edhe më shumë tani.

Redaksia Zëri
Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për
Foto ilustruese

PRISHTINË- Çdo vit, organizata joqeveritare Aktiv publikon një raport me qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë, pjesëtarët e të cilit i pyet për kushtet e jetesës, frikat dhe shpresat e tyre. Ja çfarë thanë pjesëtarët e këtij komuniteti në raportin e fundit, të publikuar sot. 5 vjet më parë, pothuajse gjysma e serbëve që jetojnë në Kosovë kishin thënë se prisnin që jeta e tyre të përkeqësohej në vitet e ardshme. Raporti i fundit tregon se ky numër është rritur edhe më shumë tani.

Kjo ka bërë që gati një e treta e të anketuarve - gjithsej 503 serbë u përfshinë në hulumtimin e sivjetmë - të thonë se do të largoheshin nga Kosova nëse do të kishin mundësi, ndërsa një e pesta të deklarojnë se nuk e shohin fare të ardhmen e tyre në Kosovë.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

"Ky është një tregues dëshpërues,"- tha Miodrag Milliçeviç, drejtor ekzekutiv i organizatës Aktiv, gjatë prezantimit të raportit, më 30 prill, në Prishtinë. Më shumë skepticizëm vërehet në mesin e të anketuarve që vijnë nga komunat e banuara me shumicë serbe në veri, në krahasim me ata që jetojnë në komunat në jug të lumit Ibër. Në tre vjetët e fundit, veriu i Kosovës – i banuar kryesisht nga popullatë serbe – është përballur me tensione, për shkak të përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për të vendosur kontroll në këtë pjesë.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Tensionet kulmuan në shtator të vitit 2023, me një sulm të armatosur në Banjskë nga një grup serbësh, të udhëhequr nga Millan Radoiçiç, atëherë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, me mbështetje nga Beogradi. Në këtë sulm u vra një polic i Kosovës dhe tre nga sulmuesit serbë.

Në raportin e sivjetmë, Aktiv thekson se presioni nga Qeveria e Kosovës - si ndalimi i përdorimit të dinarit serb dhe mbyllja e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë - ka pasoja negative afatgjata për marrëdhëniet ndëretnike dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Në vend të komunikimit dhe bashkëpunimit, kemi – dhe do të kemi – pasiguri dhe mosbesim”, thuhet në raport. Por, si në jug, si në veri, serbët shprehen të shqetësuar edhe për gjendjen e tyre financiare. Ndikim të keq në gjendjen financiare të tyre thuhet të ketë pasur ndalimi i përdorimit të dinarit serb për pagesa në Kosovë, që hyri në fuqi më 1 shkurt të vitit të kaluar, bazuar në Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Megjithatë, të anketuarit e kanë listuar paqëndrueshmërinë politike si shqetësimin kryesor në jetën e tyre në Kosovë. Edhe pse mbi 50 për qind thonë se siguria është problem për ta, vetëm rreth 18 për qind deklaruan se siguria e tyre është rrezikuar gjatë vitit të kaluar. Trendët negativë në qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë po vazhdojnë – ndjenja e pasigurisë mbetet e pranishme, pavarësisht rënies së frikës nga një konflikt i hapur pas sulmit të armatosur në Banjskë, në vitin 2023. Sa i përket politikës, vetëm rreth 11 për qind thonë se nuk i ndjekimet zhvillimet politike në Kosovë.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Megjithatë, rreth 90 për qind e të anketuarve nuk pranuan të komentojnë se sa u besojnë politikanëve dhe partive politike - qofshin ato serbe apo shqiptare.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Por, as besimi në Qeveritë e Kosovës dhe atë të Serbisë nuk ishte i lartë.Duke komentuar gjetjet e raportit, Jovana Radosavleviç nga organizata joqeveritare Nisma e Re Shoqërore tha se në mesin e komunitetit serb në Kosovë ekziston një “gjendje zhgënjimi” dhe se “besimi në institucione ka rënë në mënyrë drastike”. Sa u përket shteteve të huaja, serbët e Kosovës besojnë se Rusia është mbrojtësja më e madhe e interesave të tyre. Megjithatë, ky besim është venitur në vitet e fundit.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Sipas Aktiv-it, kjo ka ndodhur pasi që "besnikëria emocionale nuk është më e mjaftueshme pa mbështetje konkrete". Përderisa besimi në Bashkimin Evropian është rritur në vitet e fundit për shkak të investimeve në projekte të ndryshme, ai mbetet i ulët sepse "qytetarët mendojnë se Brukseli favorizon Kosovën" e jo Serbinë.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Sipas të dhënave të Aktiv-it, rreth 42 për qind e të anketuarve s'kanë fare qëndrim për negociatat mes dy vendeve, që ndërmjetësohen nga BE-ja.

Gati gjysma besojnë se Asociaconi i komunave me shumicë serbe - edhe pse thonë se do të kishte ndikim pozitiv në jetën e tyre - nuk do të formohet fare.

Pasiguri, frikë, besim: Çfarë thonë serbët për

Opsionin - edhe pse asnjëherë të propozuar zyrtarisht - për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, serbët lokalë e shohin me më shumë skepticizëm. Sipas Aktiv-it, një tjetër problem që vështirëson tejkalimin e problemeve ndëretnike është komunikimi i rrallë i serbëve me shqiptarë.

Mbi 12 për qind e të anketuarve thanë se nuk kanë kurrë kontakt me shqiptarët, ndërsa mbi 30 për qind thanë se kanë kontakt vetëm rrallëherë.

Edhe pse vetëm 12 për qind thonë se komunikimi i tyre me shqiptarë ka qenë negativ, shumica thonë se s'do të pranonin shqiptarë në familjen e tyre.Sipas vlerësimit dhe regjistrimit të fundit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, rreth 20 mijë serbë jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Ndërsa, në gjashtë komunat në jug - Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Shtërpcë dhe Ranillug - thuhet se jetojnë rreth 27 mijë./REL

Poll

MOS HUMB