Bota

Pasagjeri pëson infarkt, avioni kthehet në gjysmë të rrugës, për 33-vjeçarin ishte shumë vonë

Kërkesa për një ulje emergjente nuk u pranua nga asnjë prej aeroporteve, dhe për këtë shkak avioni u kthye andej nga u nis. Por ishte shumë vonë

E.K
Pasagjeri pëson infarkt, avioni kthehet në gjysmë të
Pasagjeri qe humbi jeten

ITALI- Një tragjedi ka ndodhur në Itali, ku një pasagjer ka humbur jetën, pak pasi avioni me të cilin ai udhëronte u nis nga aeroporti i Torinos.  

Një pasagjer 33-vjeçar në bordin e avionit për në Lamezia pësoi një atak në zemër në gjysmë të rrugës dhe më pas vdiq. Autorizimi për ulje emergjente dyshohet se u refuzua nga aeroportet e tjera, kështu që avioni duhej të kthehej në aeroportin e nisjes.

Por edhe aty problemet nuk mbaruan. Ambulanca në fakt do të kishte qëndruar gjatë e ndaluar në pistë për shkak të mungesës së eskortës. Ky është rikonstruksioni që mund të lexohet në një shkrim të La Repubblica, por kjo mohohet në një shënim nga kompania që menaxhon aeroportin e Torinos në lidhje me operacionet e shpëtimit. Policia e aeroportit po merret me ngjarjen e ndodhur në mesditë e datës 17 prill.

Për pasagjerin që vuante nga një atak në zemër, nuk mund të bëhej asgjë pasi ai mbërriti në spital. Edhe nëna e tij, e cila po udhëtonte me të, u sëmur dhe u transportua në spitalin e qytetit.

Fluturimi i Raynair Torino-Lamezia Terme u ngrit nga Caselle në orën 11:00. Mjeku dhe infermierja hipën menjëherë në aeroplan dhe i dhanë ndihmë pasagjerit i cili fatkeqësisht vdiq./ZËRI 

Poll

MOS HUMB