
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka biseduar rreth aneksimit të Groenlandës, e cila është një territor gjysmëautonom danez. Deklarata e Trump vjen një ditë, pasi zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij Usha, vizituan Groenlandën.
“Ne do të marrim Grenlandën. Po, 100%. Kemi një mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake. Por çdo skenar qëndron”, tha Trump.
Gajtë vizitës së tij JD Vance foli me anëtarët e shërbimit në bazën hapësinore Pituffik, një bazë e Forcave Hapësinore të SHBA në bregun veriperëndimor të Grenlandës. Ndërsa ishte atje, Vance tha: Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë – ju nuk keni bërë një punë të mirë për Groenlandën.
I pyetur se çfarë mesazhi do t’i dërgonte Rusisë dhe pjesës tjetër të botës blerja e Grenlandës, Trump tha: Unë nuk mendoj për këtë. Nuk më intereson. Groenlanda është një temë shumë e veçantë, shumë e ndryshme. Është paqja ndërkombëtare. Është siguria dhe forca ndërkombëtare./ZËRI