
SHBA- Dhëndrri i ish-presidentit amerikan Donald Trump duket se nuk do të ndalet me inbvestimet e tij në Shqipëri dhe Serbi. Së fundmi Jared Kushner ka vlerësuar potencialin "shumë të vlefshëm" të "pronës ujore" të Gazës dhe sugjeroi se Izraeli duhet të largojë civilët ndërsa "pastron" rripin, shkruan The Guardian. Në një intervistë për Harvard University, të postuar në Youtube, Kushner, ish-këshilltar i jashtëm i Donald Trump, bëri deklaratën që la të habitur jo pak persona.
“Pronat buzë detit në Gaza mund të jetë shumë të vlefshme … nëse njerëzit do të fokusoheshin në ndërtimin e mjeteve të jetesës”,- i tha Kushner intervistuesit, drejtuesi i fakultetit të Iniciativës për Lindjen e Mesme, Prof Tarek Masoud.
Kushner shprehu pakënaqësinë edhe për “të gjitha paratë” që kishin shkuar për municione dhe ndërtimin e rrjetit të tuneleve në vend të investimeve në shkolla dhe inovacion.
'Është pak si një situatë fatkeqe atje, por nga këndvështrimi i Izraelit unë do të bëja çmos për t'i larguar njerëzit dhe më pas për ta pastruar atë. Por unë nuk mendoj se Izraeli ka deklaruar se ata nuk duan që njerëzit (palestinezët) të kthehen sërish pas”, vijoi ai.
Jared Kushner, dhëndrri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Përveç investimit në Shqipëri, Jared Kushner ka gati dhe një tjetër investim. Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca./ZËRI