Bota

Pas Danimarkës, edhe Belgjika plane për të ndërtuar burgje private në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden foli në Parlamentin belg për zgjidhjet e mbipopullimit në burgjet belge

F.I
Pas Danimarkës, edhe Belgjika plane për të ndërtuar burgje
FOTO ILUSTRUESE

BELGJIKË-Qeveria belge po kërkon një zgjidhje për të burgosurit në burgjet belge dhe po shqyrton mundësinë e qiradhënies së kapacitetit të burgut në një "regjim të ndryshëm ligjor evropian". Një nga opsionet diskutohet të jetë Kosova, por po shqyrtohen dhe vende të tjera, shkruajnë mediat belge.

Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden foli në Parlamentin belg për zgjidhjet e mbipopullimit në burgjet belge dhe u shpreh se po kërkohen zgjidhje për të ndaluarit në Belgjikë. Një nga shtetet e përmendura është Kosova, një shtet me të cilin Danimarka ka marrëveshje të ngjashme. Sipas Verlinden, 300 vende në Kosovë kushtojnë 202 milionë euro për 10 vjet. Për më tepër, këto vende nuk do të jenë të disponueshme deri në vitin 2027, pasi qelitë ende nuk plotësojnë standardet evropiane.

Marrëveshja përfshin mundësinë e kërkimit të kapacitetit të burgjeve jashtë vendit për këta të burgosur, por nuk jepen detaje të tjera, përveçse duhet të jetë një "regjim ligjor evropian i ndryshëm."

Marrëveshja me Danimarkën

Kosova ka rënë dakord për rreth 200 milionë euro në vitin 2021 me Danimarkën për të sjellë 300 të burgosur të saj për të kryer dënimet në një burg në Gjilan për 10 vjet. Shërbimi i burgjeve të Kosovës do të rindërtojë burgun e Gjilanit gjatë dy viteve të ardhshme sipas standardeve daneze para se të pranojë të dënuarit nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të deportoheshin nga Danimarka, pas dënimit. Të dënuarit e parë pritet që të transferohet brenda 21-25 muajve pasi të fillojë renovimi i burgut, gjë që pritet brenda pak javëve. Megjithatë, një marrëveshje e tillë, po kritikohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB