
ITALI- Papa Françesku duket se përsëri nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore. Në një video të siguruar nga mediat italiane Papa para një grupi komunikuesish francezë, të promovuar nga Konferenca e peshkopëve të Francës, nuk arriti dot të lexonte një fjalim.
Papa u tha të pranishmëve se nuk mundte pasi ka pak bronkit.
'Do të doja ta lexoja të gjithë fjalimin, por kam një problem, kam pak bronkit, nuk mund të flas mirë, nëse nuk ofendoheni, do t'ju dorëzoj kopjen e fjalimit, më falni. Do t'ua dorëzoj për t'ju dhënë të gjithëve, por mundohem shumë për të folur. Faleminderit për mirëkuptimin. Dhe tani do t'ju jap bekimin dhe pastaj do t'ju them lamtumirë një nga një, sepse për të thënë lamtumirë nuk duhet të flas",- u tha Papa pjesëmarrësve.