SHBA- Avioni presidencial amerikan Air Force One, i cili transportonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u ul në mënyrë të sigurt në bazën ajrore Joint Andreës, pranë Uashingtonit, pas shfaqjes së një “problemi të vogël elektrik” gjatë fluturimit, teksa ndodhej mbi Atlantikun e Veriut.
Mediat amerikani raportojnë se problemi teknik u vlerësua si jo serioz, megjithatë u mor vendimi që avioni presidencial të kthehej në bazë.
Një reporter i Shtëpisë së Bardhë që udhëtonte me presidentin tha se dritat në kabinën e shtypit të Air Force One u fikën për pak kohë pasi avioni u ngrit në ajër, megjithëse nuk u dha asnjë shpjegim i mëtejshëm.
Presidenti amerikan pritet ta vijojë udhëtimin e tij me një tjetër avion presidencial, me shumë gjasa një C-32A të Krahut të 89-të të Transportit Ajror.
Me këtë avion, Donald Trump do të udhëtojë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i cili zhvillohet çdo vit në Davos, ku është planifikuar të zhvillojë një sërë takimesh dhe ndërhyrjesh në kuadër të punimeve të Forumit.