Bota

Pamjet satelitore/ Tanket izraelite, 5 km në thellësi të Gazës

Mediat ndërkmombëtare kanë publikuar pamjet satelitore, që tregojnë se ushtria izraelite ka hyrë në thellësi të Gazës.

D.XH
Pamjet satelitore/ Tanket izraelite, 5 km në thellësi të
Ushtria e Izraelit

GAZA - Zhvillimi i operacionit tokësor në territorin e Rripit të Gazës është kapur nga hartat satelitore të publikuara, nga New York Times me Jerusalem Post. Mjetet e blinduara izraelite kanë hyrë në një thellësi prej 5 km në Gaza.

Sipas raporteve, tanket e forcave të armatosura izraelite kanë arritur në zonën Al-Bahr në Gaza, një rrugë kryesore që kalon përmes Rripit të Gazës, nga plazhi në Jabalia.

Pamjet satelitore/ Tanket izraelite, 5 km në thellësi të
Pamje satelitore 2

Bazuar në fotot satelitore, qendra për ushtrinë izraelite është kryqëzimi i rrugëve Bar dhe Rashid, me këtë të fundit që fillon rreth një kilometër në jug të kufirit me Izraelin dhe më pas shkon drejt portit të Gazës.

Hartat tregojnë më qartë se ku janë vendosur tanket e ushtrisë izraelite.

"Imazhet satelitore të marra të hënën në mëngjes tregojnë përparimin e ushtrisë izraelite në veri të Gazës. Me qindra automjete janë tashmë në periferinë e qytetit të Gazës, ku zonat janë të banuara", shkruan New York Times.

Siç vënë në dukje mediat e huaja, fotot janë tregues, se Izraeli po përparon ngadalë në Gaza, por po ecën me siguri në rrugët e qytetit.

Pamjet satelitore/ Tanket izraelite, 5 km në thellësi të
Pamje satelitore 3

Të njëjtat fotografi tregojnë shumë banesa, që janë dëmtuar, si pasojë e raketave, që ka hedhur Izraeli në Gazë.

 

Luftime të ashpra në Gaza

Të martën në mëngjes, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari publikoi imazhe të reja të luftimeve që po zhvillohen në periferi të Gazës, midis forcave të armatosura izraelite dhe personave të armatosur të Hamasit.

Pamjet satelitore/ Tanket izraelite, 5 km në thellësi të
Pamje satelitore 4

Në videon e postuar në X, përfaqësuesi i Forcave të Armatosura të Izraelit tha se u zhvilluan shumë beteja me pjesëtarë të Hamasit, që lëshuan raketa antitank dhe breshëri mitralozi. Ushtria e Izraelit pretendon se po shkatërron infrastrukturën e grupit militant palestinez.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 9800 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB