
Shefi i kuzhinës Gordon Ramsay ka treguar se ndihet i tronditur pas një aksidenti të rëndë me biçikletë në SHBA. Në një video të postuar në mediat e tij sociale, ai ngriti uniformën e shefit për të treguar mavijosje të konsiderueshme në trup, për të cilat ai u detytua të shkonte në spital.
"Nuk më intereson sa i shkurtër është udhëtimi," tha ai, duke shtuar se udhëzimi bëhet edhe më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për çiklizmin me fëmijët, "ata duhet të mbajnë një kokore".
"Dëshiroj t'ju uroj të gjithëve ditën e babait, por ju lutem, ju lutem, mbani një kokere. Nëse nuk do ta kisha, sinqerisht, nuk do të isha këtu tani."
Në Instagramin e tij, ai ndau gjithashtu një fotografi para dhe pas ku tregonte dëmtime të konsiderueshme në kokoren e tij. Shefi i kuzhinës tha se aksidenti ndodhi në fillim të kësaj jave në Connecticut.
57-vjeçari falënderoi kirurgët dhe infermierët e traumës të Lawrence dhe Memorial Hospital të shtetit që u kujdesën për të. Ai sqaroi se ai nuk kishte thyer asnjë kockë apo të ket ketë pësuar ndonjë lëndim të madh.
"Kam dhimbje. Ka qenë një javë brutale. Dhe unë jam duke e kaluar atë," shtoi Ramsay./ZËRI