Bota

PAMJE TRAGJIKE/ Mbi 70 të vrarë në sulmin izraelit ndaj Khan Younis, liderit të Hamasit

Sulmi ndodhi në zonën Al Mawasi dhe video nga zona e bombardimit janë publikuar në rrjetet sociale.

E.K
PAMJE TRAGJIKE/  Mbi 70 të vrarë në sulmin izraelit ndaj Khan
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetra palestinezë u vranë ose u plagosën në një sulm izraelit sot që goditi çadrat e njerëzve të zhvendosur në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës, siç raportohet nga zyra e shtypit e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza konfirmon se të paktën 71 palestinezë u vranë dhe 289 të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm izraelit.

Sulmi ndodhi në zonën Al Mawasi dhe video nga zona e bombardimit janë publikuar në rrjetet sociale. Al Jazeera raportoi më herët se më shumë se 50 persona u vranë sot, ndërsa sqaroi se qindra palestinezë të zhvendosur ishin strehuar në zonë gjatë muajve të fundit.

Radio Ushtria e Izraelit raportoi se forcat ushtarake izraelite shënjestruan një udhëheqës ushtarak të Hamasit në një bastisje në Khan Younis. Deklarata nuk specifikon nëse shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Daif është vrarë.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 20 trupa dhe 90 të plagosur u sollën në spitalin Nasser në Khan Younis. Në këtë njoftim nuk përmendet numri përfundimtar i viktimave që janë trajtuar në objektet tjera mjekësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB