
GAZA- Dalin pamjet satelitore para dhe pas bombardimeve në Gaza. Siç shihet në foto, ndërtesat, shtëpitë dhe strukturat janë kthyer në gërmadha dhe asgjë nuk i ngjan zonave të Rripit të Gazës. Pamjet janë kapur disa orë pas sulmit që u bë nga ushtria izraelite në pjesën veriore të Gazës.

Ndërkohë, Hamasi thotë se rreth 50 pengje që mbaheshin në Gaza janë vrarë si rezultat i bombardimeve të Izraelit në Rripin si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor. Më shumë se 1,400 u vranë në sulmet fillestare ndaj Izraelit nga Hamasi, dhe Izraeli thotë se më shumë se 220 njerëz ende mbahen peng në Gaza. Nga ana tjetër, Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 7,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite në Gaza./Zëri.ai