Bota

Orban do të takohet me Trump, zbulohet data

Në shkurt, nacionalisti Orban uroi që Trump të kthehej në presidencën amerikane këtë vit.

E.K
Orban do të takohet me Trump, zbulohet data
Viktor Orban dhe Donald Trump

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të takohet me ish-presidentin amerikan Donald Trump në Florida më 8 mars, tha shefi i zyrës së tij të shtypit për agjencinë hungareze të lajmeve MTI. Në shkurt, nacionalisti Orban uroi që Trump të kthehej në presidencën amerikane këtë vit.

“Ne shpresojmë që presidenti aktual do të largohet dhe presidenti Trump do të kthehet dhe do të ketë një dorë të lirë për të bërë paqe (në Ukrainë),” tha kryeministri hungarez më 23 shkurt.

Kryeministri hungarez, në pushtet që nga viti 2010, ka tensionuar marrëdhëniet me administratën e Joe Biden, kryesisht për shkak të vonesës së Budapestit në ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Orban ka thënë se zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ato evropiane të qershorit do të jenë vendimtare pasi konservatorët në të dyja anët e Atlantikut do të duhet të luftojnë së bashku për të "rikthyer" institucionet në Uashington dhe Bruksel nga liberalët, të cilët, sipas kryeministrit hungarez, kërcënojnë qytetërimin perëndimor./ZËRI

Poll

MOS HUMB