Aktualitet

OBSH: Vaksinohuni urgjent! Fruthi hyn në Shqipëri, rastet e para

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur  se janë konfirmuar 10 raste me fruth në vendin tonë.

f.t
OBSH: Vaksinohuni urgjent! Fruthi hyn në Shqipëri, rastet e para
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Pasi Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën lëshoi një paralajmërim urgjent për fruthin, edhe në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para. Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur  se janë konfirmuar 10 raste me fruth në vendin tonë.

Mësohet se 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Po ashtu, bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç. Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës.

OBSH u bëri thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. Po ashtu, organizata beson se rishfaqja e fruthit është e lidhur me uljen e shkallës së vaksinimit. Virusi shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje. Sipas OBSH-së, rastet janë shtuar muajt e fundit dhe pritet të vazhdojnë nëse nuk merren masa të menjëhershme. Dy në pesë raste ishin në fëmijë nga një deri në katër vjeç. Një në pesë ishin në njerëz të moshës 20 vjeç e lart.

OBSH tha se rënia e shkallës së vaksinimit ishte fajtori, por gjithashtu se më shumë njerëz po udhëtonin jashtë vendit pas Covid-19, duke rritur rrezikun e transmetimit të sëmundjes dhe përhapjes brenda komuniteteve./ZËRI

Poll

MOS HUMB