Bota

Nuk i lejohej të komentonte në gjyq/ Gjykata anulon vendimin, gjobit Trump

Vendimi i gjykatësit David Friedman e lejon ish-presidentin që të komentojë lirshëm për stafin e gjykatës ndërsa zhvillohet një proces më i gjatë apelimi. Ndërkohë Trump u gjobit për shkelje me 15,000 dollarë.

k.m.
Nuk i lejohej të komentonte në gjyq/ Gjykata anulon vendimin, gjobit
Donald Trump

SHBA- Një urdhër që e ndalonte Donald Trumpin të komentonte në lidhje me personelin e gjykatës pasi ai përçmoi një nëpunës ligjor në gjyqin e tij për mashtrim civil në Nju Jork, u hoq përkohësisht të enjten nga një gjykatës apeli, i cili ngriti shqetësime për lirinë e fjalës, shkruan CNN. Jack Smith i kerkoi gjyqtares Tanya Chutkan që të marrë vendim për të ndaluar ish-presidentin që të komentojë mbi procesin gjyqësor, pasi sipas tij deklaratat e Trump mund të nxisin trazira apo edhe kërcenime ndaj jurisë që do të gjykojë këtë çështje.

Vendimi i gjykatësit David Friedman e lejon ish-presidentin që të komentojë lirshëm për stafin e gjykatës ndërsa zhvillohet një proces më i gjatë apelimi. Gjykatësi Arthur Engoron, i cili po shqyrton çështjen ndaj zotit Trump për mashtrime financiare, dha urdhër më 3 tetor për kufizimin e komenteve të ish-presidentit pasi ky i fundit bëri komente të rreme në median sociale në lidhje me një punonjëse të gjykatës. Pas kësaj, gjykatësi e gjobiti Trump për shkelje me 15,000 dollarë dhe e zgjeroi gjobën edhe për avokatët e tij pasi ata ngritën pikëpyetje në lidhje me rolin e punonjëses së gjykatës tek çështja ndaj Trump.

Gjykatësi Friedman tha se vendimet për të mos komentuar zakonisht merren për çështje penale, kur ekziston frika se komentet mund të ndikojnë tek juria e çështjes. Gjyqi civil ndaj zotit Trump nuk ka juri. Avokati i Trump, Christopher Kise, tha se gjykatësi i apelit “mori vendimin e duhur dhe e lejoi Presidentin Trump që të përfitonte plotësisht të drejtat e tij kushtetuese që ofron Amendamenti i Parë, të drejtat për të folur për njëanshmërinë në gjyqin e tij, atë që ai po sheh dhe po dëshmon në gjyqin e tij, i cili duhet të ndiqet nga të gjithë”. 

Trump, kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, akuzohet së bashku me dy djemtë e tij dhe gati dhjetë bashkëpunëtorë biznesi se kanë fryrë vlerën e aseteve të tij me miliarda dollarë për të siguruar kushte më të favorshme kreditimi dhe sigurimi. Prokurorja e Përgjithshme Demokratike e Nju Jorkut, Letitia James po kërkon të paktën 250 milionë dollarë gjobë, një urdhër i përhershëm kundër Trump dhe djemve të tij Donald Jr. dhe Eric për të drejtuar një biznes në Nju Jork dhe një ndalim pesë-vjeçar të pasurive të paluajtshme komerciale për Trump dhe kompanitë e tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB