Bota

“Nuk durova dot dhe e vrara”, djali i merr jetën të atit në Greqi

Mësohet se autori ka njoftuar vetë autoritetet policore: Vrava babanë pasi më dhunonte nënën

E.K
“Nuk durova dot dhe e vrara”, djali i merr jetën të atit
Autori i vrasjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi ditën e sotme, ku një 35-vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 62-vjeçar në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve nga policia i riu pasi ka vrarë të atin ka njoftuar vetë autoritetet.

Ai ka rrëfyer se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme të nënës së tij nga ana e babait. 35-vjeçari tregoi se babai i tij ishte i dehur dhe ditën e sotme ka tentuar ta dhunojë sërish nënën e tij.

“Ai u përpoq të sulmonte nënë time, unë nuk durova dot dhe e vrava”, ka thënë ai.

I riu është shoqëruar për në komisariat ku do të përballet me akuzën e vrasjes.

Poll

MOS HUMB