
GREQI- Si sot një vit më parë një aksident hekurudhor tronditi Greqinë dhe gjithë Evropën, ku 57 persona humbën jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Tempe, ndërsa sot në kujtim të viktimave në të gjitha kishat e vendit do të bien këmbanat në orën 10:00, shkruan Protothema.gr
Pas pranimit të kërkesës së saj, Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë njoftoi me një deklaratë të gjitha kishat e Greqisë për këtë nismë.
“Ne i kërkuam Kryepeshkopatës së Shenjtë të Athinës që nesër të bie këmbanat në zi... Ju falënderojmë nga zemra që pranuat dhe zbatuat kërkesën tonë. Në fund të fundit, tani jemi të sigurt se asgjë nuk është e vetëkuptueshme në jetën tonë dhe asgjë nuk është e dhënë. Një goditje dhe një trisago, pra, për çdo shpirt që u largua një vit më parë në luginën e Tempes”, thuhet në njoftim.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./ZËRI