Bota

Një flamur xhihadist në "zemër të Moskës", Rusia ndryshon qëndrim ndaj rebelëve të Sirisë

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha sot se kreu i Kremlinit e ka marrë personalisht vendimin për t'i dhënë azil Assadit dhe familjes së tij.

k.m.
Një flamur xhihadist në "zemër të Moskës",
Vladimir Putin

DAMASK- Flamuri i rebelëve sirianë u valëvit sot në ambasadën e vendit në Moskë, një ditë pasi Rusia i dha azil presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad dhe familjes së tij "për arsye humanitare". Flamuri i ngritur mbi ambasadë nga anëtarët e diasporës siriane është veçanërisht simbolik duke pasur parasysh se presidenti rus Vladimir Putin ka mbështetur fuqishëm regjimin e Asadit që nga fillimi i luftës civile në Siri 13 vjet më parë, dhe në vjeshtën e 2015 dërgoi mijëra ushtarë që penguan rrëzimin e Assad.

Një flamur xhihadist në "zemër të Moskës",
Brenda ambasadës së Rusisë
Një flamur xhihadist në "zemër të Moskës",
Brenda ambasadës së Rusisë

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha sot se kreu i Kremlinit e ka marrë personalisht vendimin për t'i dhënë azil Assadit dhe familjes së tij.

Po ashtu, zëdhënësi i Kremlinit nuk tha se kur u takuan për herë të fundit Putin dhe Assad, por shtoi se nuk kanë plane të afërta për dhe tha se nuk kanë plane të takohen në të ardhmen e afërt. Sipas Peskov, Rusia është e gatshme të mbajë kontakte me "ata që do të jenë në pushtet në Siri".

Ky është një qëndrim i ri pasi autoritetet ruse deri më tani i kanë quajtur ekskluzivisht xhihadistët dhe islamistët ,që ishin në ballë të rebelimit kundër Asadit si "terroristë"./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB