Bota

Një eurodeputete apo spiune ruse? Nisin hetimet në Parlamentin Europian, 'skaner' Tatjana Zhdanokas

Nga ana tjetër, Zhdanoka ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook duke mohuar pretendimet e Insajderit.

k.m.
Një eurodeputete apo spiune ruse? Nisin hetimet në Parlamentin
Tatjana Zhdanoka

BRUKSEL- Parlamenti Evropian (PE) ka nisur një hetim mbi akuzat e mediave se Tatjana Zhdanoka, një eurodeputete nga Letonia, e cila akuzohet se ka punuar për vite si spiune ruse. Pretendime, të cilat ajo i mohon. Akuzat janë bërë në një artikull të botuar dje në gazetën investigative ruse "Insider", ku thuhet se Zhdanoka ka punuar për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), institucion që është pasardhësi i KGB-së sovjetike.

“Në Parlamentin Evropian është hapur një hetim,”- konfirmoi të hënën zëdhënësi i PE-së, transmeton portali brukseli Politiko.

Nga ana tjetër, Zhdanoka ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook duke mohuar pretendimet e Insajderit.

“Unë kurrë nuk kam qenë e lidhur me KGB-në, ndryshe nga shumë figura të njohura letoneze, dhe nuk kam bashkëpunuar me asnjë agjenci të inteligjencës,”- tha ajo.

Zhdanoka ishte një nga vetëm 13 eurodeputetët që votuan kundër rezolutës që dënonte pushtimin rus të Ukrainës në mars 2022. Prandaj, grupi parlamentar në PE të Gjelbërit/Aleancës Evropiane për Liri (EFA) i kërkoi Zhdanokës të largohej nga grupi.

Kreu i Komitetit të Çështjeve Ligjore të Parlamentit Evropian, deputeti spanjoll Adrián Vázquez Lazara, tha se grupi i tij parlamentar "Renew Europe" i kishte kërkuar të gjithë parlamentit të debatonte lidhur me këtë çështje javën e ardhshme.

Çfarë shkruhej në artikull?

Artikulli i Insajderit bazohet në një hetim të kryer në bashkëpunim me gazetën estoneze Delfi, qendrën letoneze të gazetarisë investigative Re:Baltica dhe tabloidin suedez Ekspresen, ndërsa pretendimet e tyre i referohen emaileve të zbuluara. Në artikull thuhet se Zhdanoka ka punuar në emër të Shërbimit të Pestë të FSB, të paktë nga viti 2004 deri në 2017.

Lidhur me pretendimet edhe sërbimi letonez i Sigurisë "VDD" do të hetojë rastin në fjalë. Ndërsa sa i përket Parlamenti Evropian, institucioni nuk mund të përjashtojë një eurodeputete ose ta pengojë atë të votojë edhe nëse konstatohet se ajo ka shkelur kodin e sjelljes. Sipas Politiko, dënimi më i rënda që PE mund t'i vendosë një deputeti aktual është ndalimi i pjesëmarrjes në disa nga aktivitetet e parlamentit në të njëjtën periudhë.

Por duket se "punën" Zhdanoka ua ka bërë më të lehtë pasi njoftoi se nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e PE në qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB